Fakulteti ekonomik në Shkodër është bërë fituesi i projektit Read ADDF për programin e doktoraturës në “Ekonomi dhe Turizëm të Qëndrueshëm” me temë “Metodologjia e Kërkimit Shkencor për Doktorantët” që mbështetet nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit. Ky projekt thotë koordinatorja dhe pedagogia Arjeta Troshani ka si qëllim trajnimin e doktorantëve nga ekspertë e profesor doktor në Diasporë siç është rasti i Ritvana Rrukaj nga universiteti Norvegjez i Shkencave të Jetës…

Ndërkombëtarizimi i universitetit të Shkodrës dhe konkretisht Fakultetit Ekonomik mbetet një objektiv shumë i rëndësishëm dhe këto projekte për kërkimin shkencor të doktorantëve e mundësojnë një gjë të tillë….

Doktor Ritvana Rrukaj, një ish studente e Fakultetit Ekonomik në Shkodër, tashmë pjesë e universitetit të Shkencave të Jetës në Norvegji dha një mesazh për doktorantët e parë….

Për herë të parë vitin e kaluar në Fakultetin Ekonomik në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u hap hapën studimet për ciklin e tretë në doktoraturë, program që do të vijojë edhe këtë vit.

Artikulli paraprak“RIKONSTRUKTONI BANESAT E EGJIPTIANËVE”
Artikulli tjetërPERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE: NUK NA PUNËSOJNË