Mes dy shteteve, Shqiperise dhe Malit te Zi, ndodhet nje perle e natyres ashtu sic eshte liqeni i Shkodres.
Ne kete kuader institutet e mbrojtjes se ketij ekosistemi te dy vendeve kane organizuar nje takim te perbashket, ku eshte diskutuar ne lidhje me problematikat qe shqetesojne kete zone te mbrojtur. Nihat Dragoti, drejtori ekzekutiv i institutit te mbrojtjes se natyrës, është shprehur se problemet janë të mëdha, jo vetëm në pjesën shqiptare por edhe në atë malazeze. Gjate viteve te fundit, ekosistemi i liqenit te Shkodres eshte demtuar se tepermi edhe ne pjesen e malit te zi, ku sipas eksperteve ndertimi ne zonat e mbojtura prane pllavnices eshte nje model i se keqes ne liqenin e Shkodres, por edhe ndertimi i kompleksit turistik pritet te krijoje deme te medha ne ndotjen e liqenit te shkodres, pervec ndotesit me te madh, kombinatit te aluminit ceshtje e cila vijon te jete pezull ne marredheniet mes dy vendeve.