Vazhdon operacioni “fshesa” tek Vllaznia. Pas largimit të sulmuesit brazilian Bruno Gomes, klubi kuqeblu duket se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën as me Alfred Ajdareviç dhe kështu që, kosovari dhe drejtuesit kanë mbyllur bashkëpunimin midis tyre. Në fakt, pas afrimit të Kahrimanoviç, hapësirat për Ajdareviç do të ishin të pakta dhe të dyja palët, e kanë parë si opsionin më të mirë ta mbyllin këtu bashkëpunimin mes tyre.

Ajdareviç u afrua tek Vllaznia në merkaton dimërore, por ky futbollist nuk arriti të kapë asnjëherë formën e tij më të mirë, pasi në 12-ndeshje, vetëm në njërën prej tyre luajti si titullar, duke dhënë edhe një assist në duelin ndaj Dinamos në Shkodër.

Maringlen Zhivani

Artikulli paraprakOPERACIONI ‘TERRITOR I PASTËR’ NË MALËSI TË MADHE, SEKUESTROHEN 373 FIDANË KANABIS
Artikulli tjetërPËRFUNDON EDICIONI I 5-të I “LEZHA TALENT SHOW”