Të paktën 6 nxënës humbën jetën në Indonezi ditën e sotme (21 shkurt) dhe 5 të tjerë rezultojnë të humbur pasi ata u rrëzuan në një lumë gjatë një ekskursioni shkolle.

Rreth 250 nxënë po ecnin pranë shtratit të lumit Seebor, ku për shkak të kushteve atmosferike, valë të mëdha uji i përpin ata.

Sipas raportimeve të autoriteteve, 6 fëmijë mbetën të vrarë, 6 të plagosur dhe 5 persona të tjerë rezultojnë të humbur.

Zëdhënësi i autoritetit të emergjencave civile deklaroi se gjatë kohës që fëmijët po zhvillonin ekskursionin nuk binte shi.

Artikulli paraprakRRËMBIMI I JAN PRENGËS, 6 TË ARRESTUARIT MBETEN NË BURG
Artikulli tjetërSHKATËRROHET SKEMA E TRAFIKUT TË KLANDESTINËVE PËR 100 EURO, 3 NË PRANGA, 1 NË KËRKIM