Merkatoja e janarit ka pak ditë që është hapur dhe patjetër priten edhe lëvizjet e lojtarëve. Mesa duket lëvizja e radhës mund jetë e mbrojtësit të djathtë Geralb Smajli. Smajli është pjesë e Vllaznisë që prej tre vitesh, i cili gjeti hapësirë sezonin e kaluar dhe vijon të jetë pjesë e saj, duke qenë një nga lojtarët më kyç të skuadrës.
Burime të sigurta bëjnë me dije se në orët në vijim Shkëndija e Tetovës është e gatshme të paguaj kartonin e futbollistit Geralb Smajli. Paraqitjet e mira të lojtarit kanë joshur klubin maqedonas për ta pasur në skuadrën e tyre dhe të jetë një perforcim për ta. Shkëndija aktualisht është në vendin e tretë dhe synon të shpallet kampion.
Megjithatë në ditët në vazhdim do të vendoset nëse do të jetë lojtari më i ri i Shkëndijës Tetovës apo Vllaznia do e vlerësojë dhe do i bëjë një ofertë më të mirë për ta mbajtur sërish në radhët e saj.
PERGATITI: MARINELA MATIJA