Një shqiptar nga Shkodra, i cili ndodhet në Francë, tregon gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen bashkëatdhetarët tanë që i janë drejtuar këtij shteti për të kërkuar azil atje.

Siç shihet edhe nga fotot, janë vetëm disa çadra të ngirtura në formë kamping-u, ku aktualisht janë strehuar rreth 500 shqiptarë. Temperaturat e ulëta dhe koha e keqe, po e bëjnë mjaft të vështirë qendrimin atje. Mesazhi i plotë që është derguar në redaksinë e Star Plus TV:

*** Mirëmbrëma. 500 shqiptarë janë në këtë vend në Francë. Ka dy-tre muaj që janë këtu. Ka disa ditë që është ftohtë, -6 gradë. Faleminderit nëse e publikoni.

Këto pamje duhet të shërbejnë si një mesazh për cilindo, që braktis dheun e tij në kërkim të një jete më të mirë.

/ Star Plus Tv /

Artikulli paraprakLUMTURIMI I MARTIRËVE, PD-ja KOMENTON MUNGESËN E RAMËS
Artikulli tjetërPOLICIA JEP DETAJE PËR OPERACIONIN ANTITERROR NË SHQIPËRI, KOSOVË DHE MAL TË ZI