Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka qëndruar sot në qytetin e Kukësit. Kreu i shtetit ka kujtuar eksodin e shqiptarëve të Kosovës, ndërsa përgëzoi qytetarët e Kukësit për mikpritjen madhështore, të cilën e treguan duke hapur dyert ndaj vëllezërve dhe motrave kosovare.
Ai shkruan se Kukësi u bë për javë të tëra si kryeqendra e mediave botërore, të cilat raportonin mbi eksodin e dhimbshëm të shqiptarëve përtej kufirit.
“Kënaqësi sot të pija një kafe në Kukës me gazetarin Bekim Bici. 20 vjet më parë ai ishte vetëm 6 vjeç, kur qyteti i tij u bë për ditë e javë të tëra qendër e mediave botërore që dëshmonin, jo vetëm një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore që po ndodhte në Europë, por edhe një nga kryeveprat e humanizmit njerëzor që njohu bota. Krenar për Kukësin dhe ato javë të paharrueshme që përjetova mes kukësianëve patriotë, bujare e fisnikë si ata.🇦🇱”-shkruan Meta.