Kompania amerikane Caladan Oceanic është duke kryer një ekspeditë shkencore oqeanike në zonën e Mikronezisë, në brezin tropikal të Oqeanit Paqësor. Qëllimi i ekspeditës, e cila do të zgjasë dy javë, është studimi i thellësive maksimale botërore të oqeanit, duke u fokusuar kryesisht në studime gjeologjike, gjeofizike dhe biologjike.

Në zonën e studimit përfshihet pika më e thellë e oqeanit, Challenger Deep (në gropën Mariana), 11000 m, si dhe dy nga pikat më të thella, Yap dhe Palau, përkatësisht mbi 8500 m dhe mbi 8000 m thellësi. Në Yap dhe Palau do të bëhet për herë të parë zhytja e njeriut në fundin oqeanik, duke përdorur kapsulë nënujore të lëshuar nga anija. Zhytje do të bëhet edhe në pikën Challenger Deep, gjë që është bërë edhe pak kohë më parë.

Në ekipin e studiuesve, kryesisht nga SHBA dhe Australia, bën pjesë edhe biologu detar nga Shqipëria, Prof. Sajmir Beqiraj, nga Universiteti i Tiranës. Pajisja nënujore (kapsula) që do të zhytet në thellësitë oqeanike do të mbajë të stampuar edhe flamurin shqiptar.

Artikulli paraprakISHIN BLLOKUAR NË NJË ZONË TË THEPISUR MES VALBONËS DHE THETHIT, SHPËTOHEN TRE TURISTËT ÇEKË
Artikulli tjetërGRUPI JUAJ I GJAKUT TREGON SE ÇFARË DUHET TË HANI DHE ÇFARË DUHET TË SHMANGNI