Qelizat e plakura njerëzore janë rinuar në laborator falë molekulave që veprojnë mbi “centralet” energjetike të tyre, mitokondritë, sipas një studimi të zhvilluar nga një grupi shkencëtarësh i universitetit britanik të “Exeter”, të koordinuar nga Lorna Harries.

Ky studim mund të përbëjë bazën për një gjeneratë të re barnash kundër plakjes.

Studiuesit janë përqëndruar mbi qelizat endoteliale, ato që veshin muret e venave të gjakut dhe në veçanti mbi qelizat që tashmë janë plakur, pra që kanë humbur aftësinë për t’u ndarë.

Duke përdorur disa përzierje me molekula që veprojnë mbi centralet e tyre energjetike, studiuesit kanë vërrejtur se gati gjysma e tyre fillonte të rinohej duke filluar të shumëfishohej.

“Prania e këtyre qelizave të moshuara është arsyeja përse plakemi. Madje i njëjti trajtim rinimi mund të aplikohet edhe tek tipe të tjera qelizash”, thotë Lorna Harries

“Këto molekula i japin centraleve energjetike karburantin e nevojshëm për të funksionuar në mënyrë korrekte, duke i penguar qelizat që të plaken”, thuhet në këtë studim.

Artikulli paraprakMYFTIU I TIRANËS ME FLAMUR NË SHESH
Artikulli tjetërSHKODËR, KËSHILLTARËT NGREJNË DISA PROBLEME