Ekspertët e Shoqatës Dietike të Britanikëve (BDA), kanë kërkuar që njerëzit të mos nxitojnë duke filluar dieta për humbje peshe në mënyrë të menjëhershme pasi janë të rrezikshme.

Dietat të cilat BDA i përmendi se përdoreshin më shpesh sidomos në këto raste dhe që sugjeroheshin më shpesh nga dietologët, ishin “dieta me ujë” dhe “dieta me vezë të ziera”. Por shoqata kërkoi që të tërhiqeshin mbrapsht të gjitha këto sugjerime pasi janë të rrezikshme dhe nuk rezultojnë efikase. Zëdhënësja e BDA-së, Marcela Fiuz tha se fokusimi tek dietat për humbje të shpejtë të peshës mund të sjellë “çiklizëm” në peshë, pra mund të humbasësh, por edhe të rifitohet shumë shpejt.

BDA përfaqëson më shumë se 10,500 dietologë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe po punon me Autoritetin e Standardeve të Reklamimit (ASA) për të raportuar mashtruesit dhe dezinformatat në reklamat e dietave.

Artikulli paraprakAUTOSTRADA GREQI-SHQIPËRI, NDËRTOHET PJESA E PARË E AKSIT JANINË-KAKAVIJË
Artikulli tjetër“MË KA TREGUAR QË PUNA E TIJ KA NË FOKUS…”, RAMA FLET PËR MARRËDHËNIEN ME MCGONIGAL