Ekspertët e ODHIR që do të asistojnë tryezën katërpalëshe të reformës zgjedhore kanë mbërritur në Shqipëri ditën e sotme.. Prania e tyre erdhi si kërkesë e dy bashkëkryetarëve, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri.

Ato do të shërbejnë si “ndërmjetësuese” mes palëve në pikat që nuk gjejnë dakordësi si dhe do të jenë monitorues nëse dokumenti përfundimtar do të ketë reflektuar rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Deri më tani ka bërë publike emrat e ekspertëve opozita jashtëparlamentare. Të përzgjedhurit janë Arjan Madhi-PR; Shkëlqim Sulo- PDIU; Muharrem Caka-LSI dhe Ivi Kaso-PD.

Ndërkohë Ilir Rusmajli dhe Viktor Gumi janë dy emrat e tjerë të ekspertëve nga Komisioni i Reformës zgjedhore, që kanë qenë dhe do të vijojnë. Sa i përket emrave të mazhorancës, nuk dihen ende.

Ky është një tjetër hap pozitiv i hedhur për ecurinë e kësaj Reforme, që ka si datë përfundimtare 15 marsin.

Mbledhja e ekspertëve të OSBE/ ODIHR së bashku me ekspertët e tryezës së Reformës Zgjedhore ka përfunduar, ku burime bëjnë me dije se ekspertët do të qëndrojnë në Shqipëri deri në 15 mars, që përkon me afatin e fundit për miratimin e kësaj Reforme.

Ndërkohë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se do të zhvillohet ditën e nesërme një tjetër mbledhje ku do të sillen propozimet e PD-së.

Artikulli paraprak100 VJETORI I TIRANES KRYEQYTET ,RAMA ‘ËSHTË AMERIKA JONË E VOGËL’,LUM SI NE QË JETOJMË NË TIRANË
Artikulli tjetërMETA NË 100-VJETORIN E TIRANËS KRYEQYTET, AKTIVITET NË AMBIENTET E TEATRIT KOMBËTAR