Kandidati i pritshëm republikan për president, Donald Trump thotë se do të apelojë vendimin e javës së kaluar që e shpalli atë fajtor lidhur me falsifikimin e të dhënave të biznesit përpara zgjedhjeve të vitit 2016. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns u hedh një vështrim gjasave për apel në çështjen e ish-presidentit. Donald Trump thotë se iu bë padrejtësi në gjyqin e Nju Jorkut javën e kaluar nga një gjykatës, gjë që sipas tij i ka dhënë arsye të mjaftueshme për apelim

“Pra, ne do ta apelojmë këtë gjyq të manipuluars. Ne do ta apelojmë atë për shumë arsye. Ai nuk na lejoi të sillnim dëshmitarë, të flisnim apo të bënim gjë tjetër. Gjykatësi ishte një tiran”, tha zoti Trump.

Ish-Presidenti Trump u shpall fajtor për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit për të fshehur pagesat e përdorura për të ndikuar në mënyrë të paligjshme zgjedhjet e vitit 2016. Zoti Trump thotë se gjyqi ishte “manipuluar” nga mbështetësit e presidentit Joe Biden. Zoti Biden thotë se shpallja fajtor e zotit Trump është një konfirmim se askush nuk është mbi ligjin.

Artikulli paraprakBIDEN NË SHËNIMIN E DITËS D: NE NUK DO TA BRAKTISIM UKRAINËN
Artikulli tjetërBERISHA: RAMA KA URDHËRUAR TAULANTIN ME 5 MBIEMRA, MOS PROVOKONI OPOZITËN