Droga që konsumojnë të rinjtë pranë shkollave apo edhe brenda tyre duke përfshirë qytetet e mëdha të Shqipërisë mes të cilave edhe Shkodrën duhet që të shqetësojë të gjitha institucionet dhe shoqërinë. Një shqetësim të tillë e ngriti eksperti Erkam Boriçi, i pranishëm në takimin për Këshillin Vendor të Sigurisë.

Famullitari i Shkodrës dom Vlash Palaj duke thënë se Shkodra nuk është një vend i sigurtë solli edhe rastin e një studenteje ekselente e cila pas diplomimit këtë vit në universitetin e Shkodrës ka mbetur e papunë nga ana e institucioneve.

Mungesa e sigurisë për të rinjtë, konsumumi i drogës dhe mungesa e shpresës për të ardhmen janë disa sfida të rëndësishme që mbesin për t’u adresuar dhe zgjidhur nga ana e institucioneve.

 

Artikulli paraprakNJË KËSHILL PËR KËRCËNIMET NDAJ MJEDISIT DHE SIGURISË
Artikulli tjetërGJERMANIA DREJT LEGALIZIMIT TË KANABISIT