Analiza e bërë nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Francis Collins, një nga ekspertët kryesorë të virologjisë në Shtetet e Bashkuara, thotë se virusi është gjithnjë në ndryshim dhe se po bëhet gjithnjë e më ngjitës.
“Ne nuk mund të lëmë vigjilencën tonë, rrezikojmë një milion raste të reja në ditë”.
Collins, në ditën e tij të fundit në krye të institutit, shton: “Unë e di që njerëzit janë të lodhur, por virusi nuk është i lodhur nga ne, ai po gjen një mënyrë për të ndryshuar çdo dy muaj, për t’u bërë më ngjitës.”