Sot një poezi apo një tekst letrar fare thjeshtë mund ta gjesh edhe në CHAT GP përmes inteligjencës artificiale. Besnik Camaj, një poet i njohur por edhe një ekspert i grafikës kompjuterike dhe elektronikës në një takim mbi temën “Inteligjenca Artificiale dhe Poezia” zhvilluar në bibliotekën “Marin Barleti” thotë se poezitë mund të ndërtohen edhe nga Inteligjenca Artificiale nëse japim të dhëna të mjaftueshme dhe të sakta.

Poeti dhe eksperti i elektronikës Camaj i pyetur mbi dëmet që mund të sjellë Inteligjenca Artificiale, nuk e përjashton si mundësi por nga ana tjetër thotë se qëllimi është për ta përdorur si një ndihmë për njerëzit.

Takimi mbi “Inteligjencën Artificiale dhe poezia” i shkrimtarit Besnik Camaj dhe ekspertit të grafikës kompjuterike u zhvillua me nxënës të shkollës së mesme “28 Nëntori” në Shkodër të cilët zhvilluan një bashkëbisedim mbi interesin e tyre për këtë temë.

Artikulli paraprak“RIAFTËSIMI I SHPEJTË I SPORTISTIT PAS STËRVITJES”
Artikulli tjetërSHKATËRRIMI I PYJEVE NË MIRDITË