Në dosjen e zbardhur të prokurorisë mbi vrasjen e biznesmenit në Shëngjin, thuhet se gjatë këqyrjes së vendit ku Ardian Niluaj u gjet i vdekur mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij, u gjetën 6 gëzhoja arme zjarri, 5 prej të cilave me markonim 11-56 dhe njëra me markonim 11-64, një predhë si ato model 54 e cila u gjet në karrigen ku ndodhej i pajetë viktima Ardian Nikulaj.

Po ashtu në tavolinën ku ishte gjetur Nikulaj u gjet një celular i markës ‘Iphone’ i dëmtuar për shkak të predhave të amrës si dhe një kartë SIM.

Viktima kishte dy plagë në kokë, dy plagë në trup dhe dy plagë në secilin prej krahëve të tij.

Artikulli paraprakNDRYSHIMI I RI I GOOGLE LIDHET ME FJALËKALIMET
Artikulli tjetërKANDIDATI I PS BENET BECI: TË RINJTË KANË NEVOJË PËR MUNDËSI