Gruaja 83-vjeçare Floresha Shkurti e cila u gjet e vdekur sot në Durrës është vrarë. Në këtë konkluzion ka arritur ekspertiza e policisë dhe mjeko-ligjorëve të Durrësit.

Mesohet se gruaja është goditur në kokë dhe ka qenë pikërisht kjo goditje që i ka shkaktuar vdekjen. Ende nuk dihet mjeti i përdorur që i ka sjellë dhe vdekjen të moshuarës.

I dyshuari kryesor i krimit është nipi i 83-vjeçares, i cili jetonte me të. Ndërkohë policia ka shoqëruar edhe të afërm të tjerë të viktimës për të zbardhur të plotë ngjarjen.

“Më datë 27. 09. 2018, në lagjen Nr. 16 Durrës është gjetur pa shenja jete në banesë shtetësia F. Sh., 83 vjeçe. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Artikulli paraprakZJARR I MADH NË KAVAJË, TRE ZJARRFIKËSE NISEN ME URGJENCË NGA TIRANA
Artikulli tjetërDHUNUAN BARBARISHT MOLDAVËT, PRANGOSEN 3 SHQIPTARË