Një sasi lëndë plasese u vendos në pjesen e pasme të një kantine vere në lagjen “Drita” të qytetit të Mamurrasit, por fatmiresisht nuk shpërtheu.Objekt i sulmit me eksploziv ishte objekti në pronësi të shtetasit Spahi Jahja 57-vjeç nga Laçi.Lënda plasese është vendosur gjatë natës dhe u kontatua nga roja i objektit i cili njotoi menjëherë policinë.Këta të fundit mbërriten në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte vendosur lëndë plasese artizanale (amonit malor), e futur në një bidon plastik, si dhe në një distancë më tutje, është konstatuar edhe një kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, e paplasur.

Nga shërbimet e specializuara xheniere, u bë heqja dhe largimi i lëndëve plasëse, ndërsa grupi grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Artikulli paraprakLEZHË, ASGJËSOHEN 1541 BIMË KANABIS
Artikulli tjetërVRASJA E POLICIT XHULIO PRELA NË LEZHË