Mjeti i administratorit të njësisë Farkë ka rënë pre e një sulmi me lëndë plasëse.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00, në rrugën e “Tufajve” në Lundër.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti në pronësi të shtetasit me inicialet A. T., pësoi dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të tij. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, si dhe motivet e saj.Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Komisariati i Policisë Nr. 1 – Informacion paraprak
Më datë 22. 10. 2018, rreth orës 02:00, në rrugën e “Tufajve” Lundër, në mjetin në pronësi të shtetasit A. T., (administrator i njësisë administrative Farkë) ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme shumë të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit.Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Artikulli paraprakPUNONJËSI I OSHEE BIE NGA LARTËSIA, PËRFUNDON NË SPITAL
Artikulli tjetërRENEA DHE FNSH TJETËR AKSION NË SHIJAK, KONTROLLE NË BANESA DHE BIZNESE