Nje shperthim i fuqishem ka ndodhur ne oret e vona te se shtundes ne Fier.Mjeti qe i perkiste shtetasi tErvin Memo eshte hedhur ne ere me lende plasese ndersa drejtuesi ka mundur te dale prejmjetit me sdemtime te lehta.
Shpërthimi ndodhi sapo 38-vjeçari po hynte në makinën e tij, çka do të thotë se ka qenë i telekomanduar.Nga hetimet e deritanishme të policisë dyshimet janë se atentati me eksploziv ndaj Memos mund të ketë lidhje me konfliktet e pronësisë të familjes së tij.
Mësohet se grupi hetimor po heton në dy pista: hakmarrja dhe konflikti për pronat.
Makina ishte parkuar afër banesës, në momentin që Demo është ulur në sedilje ka shpërthyer eksplozivi. Lënda shpërthyese ishte vendosur në krahun e pasagjerit.
Ndërkohë, nga këqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth nuk është pikasur asnjë person i dyshimtë që mund të ketë lidhje me vendosjen e eksplozivit.
Nga të dhënat mësohet se gjandja shëndetësore e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetën.