NGJARJA NË FSHATIN HALILAJ NË FUSHË KRUJË, POLICIA NIS HETIMET. Një sasi eksplozivi është vendosur në këmbët e një shtylle të tensionit të lartë në fshatin Halilaj të Fushë-Krujës.
Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërsa në Komisariatin e Fushë-Krujës rreth orës 11:00 erdhi informacioni për këtë ngjarje.Eksperte xhenierë kanë çaktivizuar lëndën plasëse, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Nga hetimet paraprake del se eksplozivi ishte planifikuar të shpërthente në kohën kur në kryeqytet po mbahej ceremonia ushtarake në nder të 70 vjetorit të çlirimit.Deri tani policia ka shoqëruar 8 persona. Sipas Ministrisë së Brendshme, ky është një akt terrorist, që cilësohet veprën penale “Shkatrrim prone me eksploziv”, parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.