Një sasi eksplozivi e dyshuar tritol i është vendosur një mjeti tip Benz në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer pasi është pikasur në kohë nga pronari. Lënda eksplozive e lidhur me celular ishte rreth 2 metra larg automjetit.

 

Ka qenë pronari i lokali Endrit Sadedini, 30 vjeç, ai që ka pikasur një qese të zezë pranë mjetit në pronësi të tij dhe menjëherë ka lajmëruar policinë. Policia e Vlorës nuk është e specializuar për çaktivizimin e lëndëve plasëse, ndërsa duhet ndërhyrja e forcave të Xhenios për të çaktivizuar lëndën shpërthyese. Ngjarja ka ndodhur pranë lokalit ku në prill të këtij viti është kryer vrasja e të riut Ergys Gjioveshaj. 30 vjeçari është pronar i lokalit ku ndodhi krimi i asaj kohe, teksa nuk dihet nëse ngjarja e sotme ka lidhje me atë vrasje. Korrespondentja e Ora News në Vlorë thotë se zona është mjaft e populluar, çka shërthimi mund të shkaktonte pasoja. Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë. Njoftimi i policisë: Më datë 15.12.2017, rreth orës 18:55, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetasit E.S., 30 vjeç, pasi rreth 2 m larg, përpara mjetit të tij tip ”Benz”, në lagjen ”Uji i Ftohtë”, dallon një qese plasmasi të zezë dhe dyshon se ka lëndë eksplozive. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar se, në rrugë, rreth 2 m përpara mjetit tip ”Benz” gjendet një objekt i mbështjellë me qese të zezë.

Policia ka rrethuar zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth. Janë njoftuar e janë duke ardhur edhe Forcat Xheniere për të vlerësuar situatën dhe përcaktuar çfarë objekti është. Vrasja e 20 prillit në lokalin e 30 vjeçarit Mbrëmjen e 30 prillit, mbeti i vrarë shtetasi Ergys Gjoveshaj, 33 vjeç, ndërsa u plagosën edhe tre persona të tjerë. Për ngjarjen u arrestua shtetasi Gani Tozaj, ngjarje e ndodhur pas një zënke midis tyre. Gani Tozaj ka qenë në tavolinë me Aranit Kondajn kur atyre u është afruar Ergys Gjoveshaj dhe pasi kanë debatuar për disa minuta, Ergys Gjoveshaj ka goditur me pëllëmbë njërin nga personat që ndodhej pranë tyre. Më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Artikulli paraprakU RRAH ARBITRI NË NDESHJE, NDËSHKOHET RËNDË EKIPI SHQIPTAR
Artikulli tjetërZJARR NË NJË MAGAZINË MOBILIESH, DËME MATERIALE