Drejtorja e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër Suida Kuka ka mohuar se mund të ketë konflikte me persona të tjerë pas lëndës eksplozive të vendosur në automjetin e saj në orët e pasdrekës të 28 qershorit. Drejtorja Kuka ka dhënë deklaratën e saj në policinë vendore të Shkodrës duke u shprehur se nuk e ka idenë se kush mund ta ketë vendosur lëndën ekspolozive e cila shpërtheu në mënyrë të komanduar nga forcat Xhenio të ardhur nga Tirana.

“Nuk e di se kush e ka vendosur eksplozivin. Unë nuk kam konflikte me ndonjë person dhe për momentin nuk kam asnjë dyshim se kush mund të jetë. As tek pozicioni i punës që mbaj nuk kam konflikte dhe nuk kam patur ndonjëherë ndonjë kërcënim ndaj nuk e di arsyen e kësaj ngjarje”, deklaroi drejtorja Kuka. Megjithatë forcat e policisë kanë nisur menjëherë hetimet dhe dyshimet e para janë për shkak të detyrës që mban shtetasja Suida Kuka ndërsa nuk përjashtohen as pista të tjera hetimi që nuk lidhen me punën direkte të saj si drejtore.

Ndërkohë burime pranë policisë bëjnë me dije se sasia e lëndës eksplozive ka qenë e telekomanduar por nuk ka shpërthyer sepse policia është njoftuar në kohë dhe drejtorja Kuka ka qenë ende pa hipur në automjetin e saj. Në këtë mënyrë lënda plasëse e mbështjellë në një letër moltoje është shpërthyer në mënyrë të komanduar nga ekspertët e ardhur nga Tirana.

Automjeti Range Rover ngjyrë e bardhë ishte parkuar përpara dyerve të institutucionit ndërsa policia e Shkodrës njoftimin për pakon e dyshimtë e ka marrë rreth orës 16:00 të 28 qershorit. Ajo që dihet është se autori ka qenë me një motoçikletë kur ka vendosur lëndë eksplozive pranë automjetit të drejtores Suida Kuka por policia nuk ka arritur ende që ta identifikojë pavarësisht se ka sekuestruar kamerat e sigurisë të vetë institucionit por edhe subjekteve aty përreth.

Suida Kuka ka prej afro një muaji e gjysëm drejtore e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër ndërsa më përpara ishte drejtore e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor. Policia vendore e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

 

Artikulli paraprakZYRTARE, HERALD MARKU FIRMOS ME VLLAZNINË
Artikulli tjetërKËSHILLI STUDENTOR KËRKESË MINISTRISË PËR RRITJEN E BUXHETIT