Eksportet i janë rikthyer rritjes në korrik, pas një performance të dobët në 6 muajt e parë të vitit. Sipas INSTAT, në korrik 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 28 miliardë lekë, duke u rritur me 3.6%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 8.5%, në krahasim me qershorin 2019.

Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 60 miliardë lekë, duke u rritur me 2.3%, në krahasim me një vit më parë dhe me 11.4%, në krahasim me muajin qershor 2019. Deficiti tregtar i këtij muaji është 32 miliardë lekë, duke u rritur me 1.1%, krahasuar me korrikun 2018 dhe 14.1%, në krahasim me muajin qershor 2019.

Por, si shtatëmujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 80 miliardë lekë, duke u ulur me 2.6%, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 377 miliardë lekë, duke u rritur me 2.6%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 197 miliardë lekë, duke u rritur me 7.8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018-ës.

Në muajin korrik 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë Kosova (7.3%), Spanja (42.1%), dhe Gjermania (17.1 %). Ndërsa si 7-mujor, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Kosova (24.4%), Gjermania (4.9%) dhe Maqedonia e Veriut (0.5%).

Vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me korrik 2018 janë Italia dhe Greqia, kurse si 7-mujor janë Kina dhe Greqia.

Artikulli paraprakTHERI VAJZËN 20 VJEÇE, SHQIPTARI DEL PËRPARA GJYQIT NË AUSTRALI
Artikulli tjetërRREGULLAT/ PENSIONET E EMIGRANTËVE, SI PËRFITOHEN DHE KUSHTET QË DUHEN PLOTËSUAR