Gjashtëmujorin e parë të vitit 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 152 miliardë lekë, duke u ulur me 3.7%, krahasuar me një vit më parë, ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 318 miliardë lekë, duke u rritur me 2.6%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 165 miliardë lekë, duke u rritur me 9.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.

Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4.5 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1.8 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -0.7 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me +1.2 pikë përqindje.

Nga ana tjetër, ulja vjetore e importeve prej 1.5%, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me -1.6 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -1.4 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -0.6 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +2 pikë përqindje, etj.

Gjatë këtij gjashtëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova (28.7%), Gjermania (2.8%), dhe Maqedonia e Veriut (4.2%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-0.9%), Spanja (-24.7%) dhe Greqia (-6.5 %). Ndërsa vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kina (22.5%), Greqia (10.2%) dhe Turqia (6.5%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-8%), Gjermania (-12.9%) dhe Spanja (-12.1%).

Artikulli paraprakKPK SHKARKON KANDIDATIN PËR KUSHTETUESE/ MUSTAFAJ: VENDI HUMBI NJË GJYQTAR TË NDERSHËM, DO ANKIMOJ VENDIMIN
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI I FINLANDËS: SHPRESOJ QË NË TETOR TË HAPIM NEGOCIATAT PËR SHQIPËRINË