Bregdeti shqiptar nga viti 2010 deri në 2017-ën ka ardhur në ekspozitën “Kioska” të fotografit austriak Robert Pichler i cili fotografoi kioskat e kohës në plazhet shqiptare për të treguar arkitekturën e përkohshme dhe mjediset e jetës sociale, pjesë e tranzicionit 32 vjeçar. Autori i ekspozitës thotë se Shqipëria me bregdetin fatkeqësisht po bën të njëjtat gabime si vendet e tjera në vitet 50-60 sa i përket ndërtimeve dhe transformimet që po pësojnë plazhet.
Kuratori i ekspozitës “Kioska” Saimir Kristo tregon se këto fotografi ngrejnë disa pikëpyetje për bregdetin shqiptar ndërsa tregojnë realitetin në plazhet tona.
Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Christian Steiner dhe drejtorja e bibliotekës “Marin Barleti” Ledia Dushi vlerësojnë ekspozitën “Kioska”
Pas disa qyteteve në Shqipëri ekspozita “Kioska” u përmbyll në qytetin e Shkodrës ndërsa tashmë do të vijojë rrugëtimin e saj në Kosovë.