Rritja e temperaturave dhe ekspozimi më shumë se duhet në diell është një nga shkaktarët kryesorë i shfaqjes së sëmundjeve kronike të shëndetit mendorë. Këtë gjë e bën të ditur mjeku neuro-psikiatër në qendra komunitare të shëndetit mendorë në Shkodër, Gjon Preçi. Neuro-psikiateri thekson se neglizhenca që tregohet gjatë kësaj periudhe sjell një sërë problemesh në të ardhmen.

Mjeku ka disa këshilla të cilat duhen ndjekur për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve kronike të shëndetit mendorë.

Kohët e fundit vihet re një ndërgjegjësim i familjarëve të të sëmurëve me sëmundjet e shëndetit mendor të cilët i paraqesin të sëmurët tek mjeku për të bërë vizita rregullisht.

Artikulli paraprakSHKODËR, FLUKS TURISTËSH NË KALANË ROZAFA
Artikulli tjetërSHKODËR, STUDENTËT E ARTEVE HAPIN EKSPOZITËN VJETORE