“Armë dhe relike të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeu” erdhën në një ekspozitë nga koleksionisti Gjergj Marena në muzeun historik “Oso Kuka” në Shkodër. Kjo ekspozitë që për herë të parë u hap në vitin 2018 në 550 vjetorin e vdekjes së Skenderbeut, këtë radhë vjen edhe më e pasuruar thotë heraldisti Marena.

Nisur edhe nga armët, reliket dhe figura shumëdimensionale e Skenderbeut, heroi ynë kombëtar mund të shihet në shumë plane të ndryshme shprehet koleksionisti Marena i cili solli këtë ekspozitë përmes ripunimeve të artefakteve heraldike apo objekteve të paraqitura në piktura të autorëve të ndryshëm.

Drejtori i muzeut historik të Shkodrës Sokol Parmeza thotë se për ekspozita të tilla të autorëve shqiptar që dëshmojnë historinë tonë kombëtare dera është gjithmonë e hapur.

Në ekspozitën e koleksionistit Marena janë mbi 30 objekte të ndryshme që nga përkrenarja për të vijuar edhe me ripunime apo interpretime heraldike të artefakteve të cilat janë zbuluar në arkiva të Europës. Gjergj Marena i cili jeton në Itali, punon prej 15 vitesh për këtë koleksion të tij për heroin tonë kombëtar Skenderbeu, një pasion që nga fëmijëria, të ushqyer nga familja e tij.

Artikulli paraprakSEZONI VEROR, FLUKS NË URGJENCËN E LEZHËS
Artikulli tjetërNUK ËSHTË DITA MË E MIRË PËR NDJENJAT… HOROSKOPI PËR SOT