Në institutin ‘yunus emre’ është zhvilluar ekspozita e kaligrafisë me titull “thënie të Yunus Emre”, që pasqyrojnë mendimin dhe filozofinë e këtij instituti .

Gjatë fjalës së tij, drejtori i Institutit Yunus Emre Shkodër, Zafer KIYICI shprehu kënaqësinë që ndjen ndaj mundësimit të takimit të mendimit dhe filozofisë së Yunus Emre me artdashësit shkodranë.

“Instituti zgjodhi emrin e dijetarit ‘yunus emre” si përfaqësim i vlerave dhe dashurisë njerëzore paqes sociale. emri i institutit tonë operon me një qasje që përqendrohet tek njeriu.

Ky personalitet i shquar nuk është mjaftuar në kontributin e zhvillimit të turqishtes në vjersha dhe poezi por më mesazhe filozofike që kanë për qëllim paqe në bashkëjetesën fetare dhe gjuhësore . vepra janë të përbëra nga thënie mjaft të bukura të shkruara me teknikën e kaligrafisë”.

Fjala e hapjes u ndoq nga fjalimi i artistit Bekim Ndrukaj. Ky i fundit shpjegoi punimin e realizuar si bashkëveprim i teknikës së kaligrafisë mbi sfonde ebruje.

Më pas nxënësit e institutit Omer Fuçia dhe Blerta Mlloja interpretuan disa prej thënieve të Yunus Emre në gjuhën turke dhe shqipe.

Ekspozita e realizuar me pjesëmarrje të dendur të pedagogëve të universitetit, rrethit intelektual Shkodran, artdashësve shkodranë do të mund të vizitohet deri më datë 25 qershor 2018.

 

Artikulli paraprakSHKRUMBOHET LOKALI VEROR NË KUNE TË SHËNGJINIT
Artikulli tjetërKF VLLAZNIA MASA DHE PENALIZIME…!