“Rreze t’paqta shkon tuj shkri”, ky varg i poezisë së Ndre Mjedës u bë titulli i ekspozitës personale të piktorit lezhjan Pashk Pervathi që u hap në Galerinë e Arteve në Shkodër e cila ftoi piktorin e njohur për të sjellë një koleksion të punimeve të tij. Piktori Pervathi tregoi se pranoi menjëherë ftesën për të ardhur në Shkodër.

Drejtori i Galerisë së Arteve në Shkodër Fatmir Juka e mirëpriti piktorin Pervathi me një poezi të Ndre Mjedës duke qenë se hapja e ekspozitës përkoi me festën e luleve në Shkodër.

Kjo ftesë në Shkodër i kishte munguar prej vitesh piktorit Pervathi.Me një modesti të tepruar Pashk Pervathi tregon se cila është arsyeja që ai e quan veten një piktor në tentativë edhe pse në fakt arti i tij është i një niveli të lartë profesional.

Arti pamor në Shqipëri përballet me shumë probleme për shkak se sipas piktorit Pervathi institucionet nuk ndihmojnë zhvillimin e artit.Sa i përket debatit për pikturat e komunizmit dhe propagandën që kanë shumë vepra edhe të piktorëve të njohur, Pervathi thotë se jo të gjitha ato punime duhet të zhduken.

Pashk Pervathi është një piktor i njohur edhe ndërkombëtarisht pasi punimet e tij janë vlerësuar në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë ekspozitë në Shkodër përveç peisazheve dhe natyrës së bukur të veriut solli edhe disa personazhe të rëndësishëm, si Atë Zef Pllumi, Nënë Tereza apo Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

 

Artikulli paraprakRAMA THA SE SPAK HETOI DVORANIN SE E KËRKOI META, PRESIDENCA: THIRRJE PËR DREJTËSINË QË TË MOS SHKELIN VIJËN E PARTISË
Artikulli tjetërDIGJEN 4 AUTOMJETE NË SHKODËR, DYSHOHET E QËLLIMSHME