Ismail Lulani, piktori modernist shqiptar që nderoi Shqipërinë edhe në skenën ndërkombëtare u rikthye më i gjallë se kurrë me një ekspozitë në Galerinë e Arteve në Shkodër.

Ekpsozita me pikturat e Lulanit u hap nën kujdesin e kuratorit Helidon Haliti dhe vajzës së tij Ormira Lulani e cila tha se nuk mund të hapej dikund tjetër veçse në qytetin e tij. Disa prej miqve të tij e cilësojnë Ismail Lulanin si një prej piktorëve më të mirë shqiptar. Si një ish nxënës i tij, piktori Zef Paci sjell një kujtim me Ismail Lulanin.

Ismail Lulani u lind në qytetin shqiptar të Tuzit në Malin e Zi në vitin 1933 dhe në moshën 12 vjeçare erdhi në Shkodër. Shumë shpejt u evidentua për talentin e tij në pikturë duke u kthyer në një prej kolosëve të artit pamor shqiptar duke hapur shumë ekspozita brenda dhe jashtë vendit ndërsa u nderua edhe me një sërë çmimesh. Ekspozita “Ismail Lulani në Shkodër” u hap në prag të 90-vjetorit të lindjes të artistit të shquar shqiptar i cilësuar si piktori i modernizmit. U nda nga jeta në vitin 2002 teksa ishte 69 vjeç dhe kishte ende shumë për të dhënë për artin shqiptar.

Artikulli paraprakZGJEDHJET PËR KOMUNËN SHQIPTARE TË TUZIT NË MALIN E ZI
Artikulli tjetërSHKODËR, PANAIR PËR FESTAT E 7-8 MARSIT