Në Shkodër u zhvillua edicioni i 16-të i ekspozitës “Salloni i Vjeshtës” me mbi 60 artistë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Kosova të cilat sollën veprat e tyre. Ekspozita “Salloni i Vjeshtës” që këtë vit u quajt “E kuqja” organizohet nga Galeria e Arteve në Shkodër ndërsa drejtori i kësaj galleria Fatmir Juka tha se tashmë ky aktivitet për shkak të prurjeve cilësore gjithnjë e në rritje të artistëve është kthyer në një ekspozita kombëtare duke qenë se është e vetmja që bëhet me këto përmasa në gjithë Shqipërinë.

Juria profesioniste vendosi që të shpallë dy fitues. Artisti i ri çmimin e mori Qazim Xhullani nga Drenica e Kosovës ndërsa vepra më e mirë u shpall ajo e artistit shkodran Artan Draçini.

Njëri prej kuratorëve të ekspozitës “Salloni i Vjeshtës” Oltsen Gripshi vlerësoi të gjithë artistët pjesëmarrës si dhe nivelin e lartë artistik të kësaj ekspozite.

Kurator i ekspozitës është edhe studiesi i artit Naim Spahiu, drejtor i Galerisë së Arteve të Kosovës, ndërsa në juri bashkë me Ylli Drishtin ishin edhe piktori dhe studiuesi Aleksandër Filipi dhe fotografja e poetja Rozafa Shpuza. Ekspozita “Salloni i Vjeshtës” nisi në vitin 2006 në Shkodër për të vijuar deri më tani në vitin e 16-të.

 

Artikulli paraprakRRUGA E PAKALUESHME, BANORËT: BLLOKOHEMI KUR BIE SHI
Artikulli tjetërVRAU GRUAN E TIJ SHTATZËNË NË MATERNITETIN E KOSOVËS, VRET VETEN 31-VJEÇARI! ISHTE RRETHUAR NGA POLICIA, NUK PRANOI TË DORËZOHEJ