Galeria e Arteve në Shkodër e nisi vitin 2024 me një ekspozitë me portrete të skulpturës të dala nga fondi i kësaj galerie në 50 vitet e fundit e titulluar “Krye për Kry”. Drejtori i galerisë Fatmir Juka shprehet se KOKA që i referohet kjo ekspozitë është një element i rëndësishëm në çështjet e komunikimit por edhe në art.
Titulli i ekspozitës “Krye për Kry” është një ironi artistike e qëllimshme shprehet drejtori Juka duke qenë se shoqëria shqiptare është e lidhur me KREUN dhe se përballja me kokat e ngrira të kësaj ekspozite është një ndjesi me shumë pikëpyetje.
Skulpturat e paraqitura në këtë ekspozitë të disa artistëve të njohur shkodran i përkasin fund viteve 70’deri në vitet 2000.
Ekspozita “Krye për Kry” me vepra nga fondi i Galerisë së Arteve në Shkodër në gjininë e skulpturës do të vijojë të qëndrojë e hapur për publikun.
https://youtu.be/1wY4WB5jibM