“Shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar” është ekspozita e hapur në 153 vjetorin e lindjes të shkrimtarit Gjergj Fishta. Kjo ekspozitë me disa prej botimeve më të rëndësishme të tij u hap në bibliotekën e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Ekspozita me botimet e Fishtës paraqet edhe disa botime të tjera me vlera të mëdha ndërsa është një krenari për këtë bibliotekë që i disponon shprehet përgjegjësja e fondit albano balkanologjik Olimpia Kakarriqi.

Ekspozita me botime e Atë Gjergj Fishtës në 153 vjetorin e lindjes së tij do të qëndrojë e hapur deri më 27 tetor në bibliotekën e universitetit të Shkodrës duke qenë një mundësi e mirë për nxënësit e shkollave, studentët por edhe studiues të ndryshëm.

Artikulli paraprakPEDONALJA E KOPLIKUT ME GROPA
Artikulli tjetërPRESIDENTJA E KE MBËRRIN NË TIRANË, PRITET ME CEREMONI ZYRTARE NGA RAMA