Ky është Dion Ferracaku, një 7 vjeçar nga Shkodra i cili hapi një ekspozitë me piktura përpara bibliotekës së qytetit “Marin Barleti”. Kjo ekspozitë në bashkëpunim me bibliotekën publike erdhi në kuadër të 1 qershorit, festës së fëmijëve. Piktori i vogël tregon emocionet në këtë ekspozitë të tij të parë…

Mësuesja e Dion Ferracakut, Teuta Lagja thotë se punimet e piktorit të vogël nisën që në moshën 5 vjeçare duke shfaqur talentin e tij dhe duke treguar se në të ardhmen mund të ketë edhe ekspozita të tjera…

Të pranishmit shijuan pikturat e 7 vjeçarit Dion Ferracakut ndërsa kjo ekspozitë tërhoqi edhe vëmendjen e shumë kalimtarëve të rastit.

Artikulli paraprakUJËSJELLËSI SHKODËR, PASTRIM OBJEKTEVE KRYESORE
Artikulli tjetërVLLAZNIA SYTË TEK TË RINJTË, FIRMOS KLAJTI HALILI