“Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve” titullohet ekspozita një ditore e hapur në sheshin para bashkisë organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër. Mbi 100 fotot e kësaj ekspozite, pjesë te fondit të arkivës kombëtare, sjellin një retrospektiv të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë përmes narrativës kostumografike.
Imazhet shpalosnin larmishmërinë dhe veçantitë e kostumeve popullore të mbarë trevave shqiptare si dhe sjellin në memorie figura të rëndësishme historike nën petkun e veshjeve popullore shprehet Denald Prifti, kurator i kësaj ekspozite.
Në ekpozitën shëtitëse në qytete të ndryshme të vendit “Rikthimit në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve” , rajoni i Shkodrës, prezantohet përmes fotove të dinastisë Marubi.