“Pak Skoci në Shkodër” është ekspozita që hapi për herë të parë Mexhid Luzha, një shqiptar i Kosovës që prej 30 vitesh emigroi në Skoci ku jeton dhe punon aktualisht. Në 10-të vitet e fundit Luzha i është përkushtuar pasionit të tij të hershëm pikturës duke sjellë këtë ekspozitë në galeri “Oda” në qytetin e Shkodrës….
Drejtuesja e Galeri “Oda” Rozafa Shpuza tregon se autori i ekspozitës ka sjellë energjitë dhe ngjyrat e Skocisë në qytetin e Shkodrës….
Piktori Mexhid Luzha synon që pasionin e tij për pikturën ta vijojë edhe në të ardhmen me hapjen e ekspozitave të tjera teksa në vëmendjen e tij janë arti, ngjyrat e ndezura dhe energjia që e karakterizon bashkë me dashurinë për Kosovën dhe Shqipërinë.