“Penelata të Arkitektëve” është ekspozita që u hap në Galerinë e Arteve në Shkodër nga arkitektët e njohur shqiptar Maksim Mitrojorgji, Valentin Voshtina, Zef Çuni, Pirro Stefa dhe Olsi Plasa. Kjo ekspozitë sjell tematika të ndryshme me punime të arkitektëve që kryesisht lidhen me urbanizimin shprehet një prej autorëve të kësaj ekspozite Maksim Mitrojorgji…

Shkodrani Zef Çuni duke dhënë një mesazh për të rinjtë thotë se një arkitekt i mirë duhet që të dijë edhe të vizatojë e pikturojë ndërsa tregon se kjo ekspozitë ka edhe vlera dokumentare sepse paraqet objekte historike të Shkodrës….

Drejtori i Galerisë së Arteve në Shkodër Fatmir Juka vlerëson këtë kontribut të arkitektëve që gjithmonë është i nevojshëm dhe shpesh herë arkitektura dhe piktura nuk mund të ndahen…

Më përpara ekspozita “Penelata të Arkitektëve” është hapur edhe në Tiranë për të vijuar në qytetin e Shkodrës ndërsa është pritur me interes nga publiku që shijon artin pamor.

Artikulli paraprakURDHËRI I PSIKOLOGUT ZHVILLON ZGJEDHJET E REJA
Artikulli tjetërMUZEU HISTORIK EKSPOZITË ME XHUBLETAT MIJËVJEÇARE