Ekspozita “Salloni i Vjeshtës” zhvilloi edicionin e 18-të në Galerinë e Arteve në Shkodër me artistë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Juria e përbërë nga kryetari Eshret Qahili, Ferid Kola, dhe Merita Spahija vendosi që artistja Lindita Marku të fitojë çmimin e parë ndërsa Ikbal Kalaja çmimin e dytë dhe Umberto Pali të tretin.

Drejtori i Galerisë së Arteve në Shkodër Fatmir Juka dhe kuratori Mikel Temo shprehen se tashmë ekspozita “Salloni i Vjeshtës” gjithnjë e më shumë po merr përmasa më të mëdha kombëtare duke nisur nga cilësia e punimeve dhe artistët pjesëmarrës.

Në ekspozitën “Salloni i Vjeshtës”, edicioni i 18-të morën pjesë afro 80 artistë nga gjitha trevat shqiptare. Punimet ishin të larmive të ndryshme që nga pikturat deri tek instalacionet apo video art.

Artikulli paraprakZMIJANI: SHKODRA TREG I DOBËT PUNE
Artikulli tjetër“KI GUXIM T’U THUASH JO ARMËVE”