Piktori modern shqiptar Lekë Tasi edhe pse në moshën 95 vjeçari hapi një ekspozitë në qytetin e Shkodrës në galeri “Oda”. Piktor Tasi i cili vuajti gjatë komunizmit thotë se lidhja e tij me Shkodrën është e fortë.
Ajo që dëshiron piktori Tasi është ndryshimi i qytetit të Shkodrës sepse ka mbetur ende në të kaluarën.
Piktura nuk është më në fokusin e Lekë Tasit pasi ai thotë se veprimtarinë e ka fokusuar tek artikuj të ndryshëm për probleme të pazgjidhura ende të historisë tonë.
Rozafa Shpuza që drejton galeri “Oda” shprehet se piktori Lekë Tasi iu përgjigj menjëherë ftesës për të hapur ekspozitën me pikturat e tij në Shkodër
Lekë Tasi i përket piktorëve bashkëkohës modernë shqiptarë të pas viteve ‘90 në Shqipëri. Ai edhe pse e nisi jetën si muzikant, kishte pasion pikturën duke realizuar kryesisht peizazhe. Pas viteve 1990, Tasi ju kushtua plotësiht pikturës dhe realizoi kompozime të ndryshme me temë nga qyteti dhe jeta urbane e Tiranës, ku ndjehet fuqishëm një sens ironie dhe sarkazme.
Në vitin l975 internohet familjarisht në Grabjan të Lushnjës, ku kalon 15 vjet. Fryt i kësaj periudhe të vështirë është libri i tij me titull “Grabjani rrëzë kodrave”, botuar në 2009. Lekë Tasi ka botuar edhe disa libra të tjerë si dhe ka hapur edhe ekspozita të ndryshme duke u vlerësuar nga kritikët e artit.