40 vite pasi përfunduan liceun artistik “Prenk Jakova”, piktorë e skulptorë të dalë nga matura e vitit 1984 në degën e artit figurative, hapën një ekspozitë e para e këtij lloji me punimet e tyre ndër vite.
Organizator i kësaj ekspozite në galeri “Oda” në Shkodër është ish maturanti Arben Suma, sot skulptor dhe mësues i cili kujton me nostalgji ato vite.
Ish mësuesit e brezit të artistëve të para 40 viteve janë krenar për suksesin e arritur në jetë dhe art.
Në këtë ekspozitë erdhën një ndërthurje veprash arti që nga pikturat me portrete, peisazhe dhe deri tek skulpturat e ndryshme. Ish maturantët e arteve figurative të para 40 viteve dhe mësuesit e tyre ndanë edhe kujtimet e bukura të kohës së shkollës.