Ekspozitë e periodikut dhe librat kushtuar cështjes kosovare, ky ishte aktiviteti që Bashkia Shkodër dhe biblioteka “Marin Barleti” organizuan me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Pjesë e kësaj veprimtarie përkujtimore ishte i ftuar historian i njohur, Bajram Xhafa, i cili foli për historinë të kaluar ndër vite të popullitë të Kosovës, sakrificën deri në shpallje të mëvetësisë në 17 shkurt të 2008-ës.
Në fjalën e saj, kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, uroi Kosovën për ditëlindjen e dhjetë të pavarësisë, duke kujtuar mijëra ata njerëz që ndërtuan themelet e Kosovës që kemi sot. Drejtori i bibliotekës “Marin Barleti”, Gjovalin Çuni, nuk harroi të përmend edhe urimet që kanë ardhur nga anë e kënd botës për Kosovën, ndër to edhe të ish- Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Xhorxh W. Bush.
Pas fjalës së rastot, të pranishmit patën mundësinë të sodisin një numër të madh veprash kushtuar shtetit të Kosovës, shkrimeve të pavarësisë, luftrave të Kosovës, gjenocidit serb në Kosovë dhe përpjekjet për pavarësi.