Medreseja Haxhi Sheh Shamia në Shkodër e mbylli të premten ciklin e aktiviteteve në kuadër të 25 vjetorit të hapjes së këtij institucioni.
Gjatë promovimit të disa punimeve filografike, drejtori i medresesë vlerësoi punën e drejtuesve të parë. Autore e punimeve filografike të kësaj ekspozite ishte një ish-nxënëse e medresesë së vajzave. Filografia ëshët një art i punimit artizanal që e ka origjinën nga Lindja e Mesme. Ekspozita e hapur me punime të tilla është e dyta për autoren, pasi promovimi i parë i këtyre punimeve është bërë në ambientet e medreseseë së vajzave Haxhi Sheh Shamia.