Në kuadër të muajit të kundër trafikimit të qenieve njerëzore, këtë të enjte, në ambjentet e prefekturës u ndanë çmimet për piktorët e vegjël, të cilët prej pak kohësh kishin hapur ekspozitën.

Shpërndarja e çmimeve erdhi pas marshimit që shkollat e Shkodrës organizuan në rrugët kryesore të qytetit për sensibilizimin e popullatës për këtë fenomen shqetësues. Aktiviteti u organizua nga DAR Shkodër në bashkëpunim me prefekturën. Pikturat e kësaj ekspozite kanë shfaqur mesazhe sensibilizuese kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Muaji tetor i është kushtuar antitrafikimit.

Përgjatë kësaj periudhe janë organizuar aktivitete të ndryshme në shumë shkolla të qarkut Shkodër, ndër to fletushka me mesazhe kundër fenomenit.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHET SHTETASI ARTAN DEKOVI
Artikulli tjetërFYERJET E RAMËS, GAZETARËT: TË PANEVOJSHME