Për të tretin vit radhazi, në kuadër të muajit antitrafik, Prefektura Shkodër, në bashkëpunim me shkollat e mesme dhe fillore të Qarkut Shkodër, kanë organizuar një ekspozitë me piktura të nxënësve të talentuar të shkollave me tematikë kundër trafikut të qenieve njerzore.
Sipas përgjegjëses së shërbimit psikosocial pranë DAR Shkodër, Suela Domnori, gjithashtu janë organizuar edhe orë edukative nëpër shkolla kundër fenomenit. Muaji tetor është kushtuar tërësisht kundër trafikut të qeneve njerëzore.
Gjatë gjithë kësaj periudhe janë organizuar në të gjithë qarkun Shkodër aktivitete të ndryshme nëpër shkolla kundër fenomenit.