Figura e gruas dhe imazhi i saj në dimensione të ndryshme është i gjithë boshti në të cilën vërtitet ekspozita e hapur në ambientet e rezidencës së Ambasadorit italian në Shqipëri.

Kjo ekspozitë me pikturat e 35 studentëve që zgjodhën të studiojnë artin figurativ në Europë, kryesisht në Romë dhe Firence të Italisë fqinje, vinë të kuruara në detaje nga artisti dhe kuratori Artan Shabani.

Ai thekson se në këto piktura shfaqen femrat shqiptare të viteve ’20 por që paraqiten aktuale edhe për realitetin e dhunshëm ndaj grave në ditë e sotme.

Artan Shabani: Figura e femrës është një figurë e shenjtë, është figurë e nënës, figurë e motrës, figurë e vajzës, figura e vazhdimësisë së jetës. Në këtë moment shoqëria shqiptare ka nevojë të jetë e sensibilizuar, të përballet me kurajo përballë figurës së femrës.

Kjo ekspozitë me piktura të viteve ’20 por edhe të Realizimit Socialist do të qëndrojë e hapur për publikun deri në fund të muajit prill.

Artikulli paraprakGJENDET MAKINA E VRASËSVE NË VLORË
Artikulli tjetërAKSIDENT RRUGOR NE ITALI, HUMB JETEN SHQIPTARI 19 VJEÇAR