EKSPOZITË KUSHTUAR TË PUSHKATUARVE TË KOMUNIZMIT
Në muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër është zhvilluar një aktivitet i dyfishtë ku u çel ekspozita me portretet e figurave kulturore shkodrane të cilat kanë studiuar në Itali dhe janë kthyer në vendlindje për të dhënë kontributin e tyre por që u pushkatuan nga regjimi komunist….
Gjithashtu 14 shtatori përkon dhe me përvjetorin e ndarjes nga jeta të poetit Italian Dante Alighieri i cili u kujta përmes prezantimit të përkthimit në shqip të veprës së tij me famë botërore “Komedia Hyjnore” nga Meritan Spahia…
Ndërkohë ekspozita kushtuar figurave kulturore të cilat u pushkatuan gjatë kohës së komunizmit do të qendrojë e hapur për dy javë në muzeun e “Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër.