Fituesit e 7-të çmimeve të edicionit “Idromeno” erdhën sëbashku në një ekspozitë të vetme si një kujtesë në Galerinë e Arteve, institucion që realizon çmimin “Idromeno”. Drejtori i Galerisë së Arteve Fatmir Juka thotë se kjo ekspozitë me koleksionet e çmimeve fituese është tejet e rëndësishme edhe për kohët në të cilën po jetojmë.

Dy kuratorët e ekspozitës janë Artan Draçini dhe Zef Paci të cilët shprehen se shfaqja e 7 punimeve të çmimeve fituese të edicionit “Idromeno” ndër vite përbën një ekspozitë të re.

Në ekspozitën koleksionuese u paraqitën punimet fituese të artistëve Bib Frrokaj, Ergys Vela, Lekë Gjeloshi, Taulant Kapidani, Ledia Konstandini, Emela Mastori, Lori Lako nga viti 2008 deri në vitin 2022.

Artikulli paraprakVRASJA E MARTIN BARDHIT, FLET FAMILJA REÇI
Artikulli tjetërSHPALLET TENDERI PËR HYRJEN E SHKODRËS