“Të ndjesh pamjen” është ekspozita që u hap në Galerinë e Arteve në Shkodër e piktorit Besim Tula i cili u nda nga jeta 4 vite më parë. Në 75 vjetorin e lindjes, 27 piktura erdhën në këtë ekspozitë me kuratore vajzën e tij Era Tula e cila zgjodhi Shkodrën, qytetin e lindjes të artistit të mirënjohur i cili nuk jeton më fizikisht por është pranë nesh me veprat e tij….

Miqtë e tij artistë tregojnë vlerat që mbart një piktor si Besim Tula, me një vizion dhe estetikë të jashtëzakonshme në artin pamor…

Kjo ekspozitë me veprat e piktorit të ndjerë Besim Tula do të jetë e hapur në Galerinë e Arteve në Shkodër deri më 28 shtator.

Artikulli paraprakKAMPI I REFUGJATËVE NË GJADËR, NË FOKUS SIGURIA
Artikulli tjetërZHVILLOHET FESTIVALI I IMPROVIZIMIT NË PIANO