Ekspozita “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar” u hap në mjediset e Bashkisë Shkodër, në kuadër të sezonit turistik 2024. Muzeu Historik Kombëtar, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, solli 25 stenda unike me objekte të përzgjedhura nga pavijonet e tij, duke përcjellë historinë më pranë qytetarëve dhe vizitorëve….

Zëvendëskryetari i bashkisë Shkodër Rudin Beka thotë se kjo ekspozitë dhe aktivitete të tjera të ngjashme shërbejnë për turizmin gjithëvjetor në Shkodër….

Përgjegjësi në drejtorinë rajonale të kulturës Helidon Sokoli dhe drejtorja e kulturës në bashkinë Shkodër Amila Gjyrezi shpresojnë që ekspozita me një vlerë të tillë të jenë më të shpeshta…

Kjo ekspozitë është si një udhëtim në kohë dhe një mundësi për t’u njohur nga afër me thesaret e trashëgimisë sonë kulturore.
Muzeu Historik Kombëtar krahas objekteve të shumta, ka edhe një koleksion të pasur artefaktesh arkeologjike. Larmia e objekteve mesjetare të ekspozuara synon të ofrojë një panoramë gjithëpërfshirëse të kulturës materiale, që u formua në territorin e Shqipërisë.

Artikulli paraprakSHKODËR, HISTORIA E FOLKLORIT NË FOTO
Artikulli tjetërFSHATI BOKS DREJT BOSHATISJES